Connect with us

Rama ofendon rëndë gazetarët: Pa mua nuk ushqeheni dot

Video

Rama ofendon rëndë gazetarët: Pa mua nuk ushqeheni dot

Rama ofendon rëndë gazetarët: Pa mua nuk ushqeheni dotF. Tenolli

Lajme

Në një deklaratë për shtyp disa minuta më parë, kryeministri i vendit Edi Rama prezantoi prefektët e rinj në 12 qarqet e vendit.

Pas shkarkimit të tyre, ai prezantoi emrat e rinj të qeverisjes vendore, por nuk dha arsye të shkarkimit të tyre.

Rama theksoi se synohet një ridimensionim tërësor i institucionit të prefektit.

Gazetarët iu drejtuan atij me disa pyetje.

Në momentin që u pyet nëse kreu i SHISH-ut Visho Ajazi Lika e kishte negociuar me të dorëheqjen, pyetja e dytë në radhë, kryeministri u përgjigj:

Kalojmë tek pyetja e tretë”.

Pyetja e tretë kishte lidhje me shembjen e dërtesave në Himarë dhe pyetja që iu drejtua ishte nëse e shqetësonte më shumë qëndrimi i Athinës zyrtare apo ai opozitar i Vangjel Dules.

Këtë pyetje ai e anashkaloi me fjalët:

Kalojmë tek pyetja e katërt."

Rama vendosi që t’u jepte një përgjigje të prerë gazetarëve në fund të konferencës:

Nuk jemi në bojkot, bojkoti është i pamundur pasi pa mua nuk ushqeheni dot.

Ka qenë kjo fjali e kryeministrit, ofendimi i dytë në radhë për gazetarët që pas herës së parë në Kuvend kur mazhoranca votoi kundër arrestimit të Tahirit.

Kujtojmë se atë ditë Rama shfaqi nervozizëm dhe iu drejtua me fjalë të ashpra duke ofenduar gazetarët që i bënin pyetje, duke i cilësuar ata si të paditur e të palexuar.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top