Video
Acarohet Trump: Do mbyllim Lotarinë Amerikane
Acarohet Trump: Do mbyllim Lotarinë AmerikaneA. Shehaj
Lajme
Presidenti amerikan, Donald Trump, pas sulmit me kamion të ndodhur sëfundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka paralajmëruar se do të mbyllë Lotarinë Amerikane si dhe mundësinë për t'u pajisur me "Green Card".
Në një postim në Twitter, Trump shprehet se përgjegjëse e këtyre akteve terroriste është “Lotaria Amerikane” e bazuar në demokraci, ashtu siç e vendosi Chuck Schumer. Presidenti i 45-të i SHBA-ve, kërkon që tani e tutje përzgjedhja për lotarinë të bëhet bazuar në meritë.
Ai shkroi në Twitter:
Terrorizmi vjen në shtetin tonë përmes të quajturës “Lotaria Amerikane”, vendim i Chuck Schumer. Unë dua që të bazohet në meritë".
Si lindi Lotaria Amerikane
Kongresi miratoi Lotarinë Amerikane, si pjesë e Ligjit të Emigracionit në vitin 1990, por u vu për herë të parë në jetë 5 vite më vonë, në vitin 1995.
Sipas këtij programi, Departamenti amerikan i Shtetit ofron 50 mijë viza çdo vit emigrantëve nga vende të ndryshme të botës. Shumica e vizave u shkojnë njerëzve nga vendet afrikane. Pjesë e këtij programi është edhe Shqipëria.
JOQ.al