Video
Vrasja e 21-vjeçarit shqiptar në Angli, autorët pranojnë krimin
Vrasja e 21-vjeçarit shqiptar në Angli, autorët pranojnë kriminD. Cani
Lajme
Një i ri shqiptar, i identifikuar si Shkëlzen Dauti, i moshës 21-vjeçare u gjet i pajetë në rrugët e Anglisë marsin e këtij viti.
21-vjeçari vdiq në spital pasi u gjet në rrugën Gilpin Close gjatë orëve të para të mëngjesit të 11 marsit, i vrarë nga dy persona që janë arrestuar.
Williams nga Flintshire dhe Jones nga Denbighshire, pranuan krimin dhe u arrestuan.
Ata pranuan gjithashtu akuzën e grabitjes, ndërsa Williams pranoi posedimin e një thike.
21 – vjeçari u vra pasi Williams dhe Jones nuk kishin para për të paguar për kokainën që kishin porositur.
Ata u takuan me të riun në një cep dhe pasi e grabitën, e goditën me thikë në zemër.
Hetuesit britanikë e konsideruan sulmin ndaj të riut shqiptar si:
Një sulm të pa provokuar, të dhunshëm dhe të pa kuptimtë, që Lee Williams dhe Christopher Jones e ndërmorën për të përmbushur babëzinë e tyre”.
JOQ.al