Connect with us

Rama e emëroi Prefekte, kush është Suzana Jahollari që mbrojti “skandalin” e qeverisë Berisha?

Video

Rama e emëroi Prefekte, kush është Suzana Jahollari që mbrojti “skandalin” e qeverisë Berisha?

Rama e emëroi Prefekte, kush është Suzana Jahollari që mbrojti “skandalin” e qeverisë Berisha?S. Bardhi

Lajme

Ditën e djeshme kryeministri Rama shkarkoi dhe emëroi brenda pak orësh 12 Prefektët e qarqeve. Vetëm një femër ishte mes tyre, e cila me sa duket nuk është pa qëllim aty.

Suzana Jahollari u emërua Prefekte e Tiranës dhe është e vetmja grua kolonele në historinë e Shqipërisë.

Megjithëse zonja Jahollari ka një karrierë të gjatë në Ushtri dhe jo vetëm, ajo nuk është parë shpesh në media apo në diskutime mbi çështjet e sigurisë kombëtare.

Por, ka një periudhë kur Suzana Jahollari spikati me qëndrimin e saj në çështjen tejet delikate për nënshkrimin e marrëveshjes së kufijve detarë me Greqinë.

Suzana Jahollari ka mbajtur një qëndrim të qartë. Ajo e ka mbështetur këtë marrëveshje duke e quajtur në zbatim të konventave të OKB-së. Pakti detar me Greqinë ishte skandali i paktit antikushtetues të qeverisë “Berisha”, që u zbulua nga gazetari Tedi Blushi në “Gazetën Shqiptare”.

Trakti u nënshkrua, por drejtësia vendosi se kjo marrëveshje ishte në dëm të Shqipërisë, prandaj ky pakt detar me Greqinë u rrëzua me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Një pyetje ka vend në këtë mes: Pse Rama ka zgjedhur si perfekte Jahollarin, në një kohë kur ajo mbështeste trakte të tilla që firmoseshin nga Lulzim Basha dhe PS-ja asokohe i denonconte?!

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top