Video
“Je një kukull i kapur nga mafia”, Basha dhe Rama “luajnë” ping-pong në Kuvend
"Je një kukull i kapur nga mafia", Basha dhe Rama "luajnë" ping-pong në KuvendS. Bardhi
Lajme
Qeveria pyet se çfarë kërkonte PD në Himarë, ndërsa kjo e fundit akuzon PS-në për krimin dhe kanabisin në vend.
Asnjëra palë nuk i përgjigjet tjetrës, megjithëse debati ka më shumë se dy orë që gumëzhin në sallën e Kuvendit.
Basha tha:
A je ti autori i një Shqipërie me 1.3 miliard drogë në vit? A je ti dhe droga jote shkaku pse nuk janë hapur negociatat në Shqipëri? A e ke kthyer vendin në një bazë të krimit?
Flamuri juaj në gjysmën e tij ka gjethe kanabisi dhe e përsëris: Ku shkuan 1.3 miliardë euro?!
Kryeministri është një kukull i kapur peng nga mafia. Një kryeministër i kapur peng dhe i zhytur në krim nuk jep asnjë garanci.
A ke gojë t’u thuash shqiptarëve se pse e mbron Saimir Tahirin?! Sa herë të flasë Rama kujtohuni që ai po mbron paratë e tij të drogës dhe nuk do t’ja dijë për ju.
JOQ.al