Video
Zbulohet surpriza e tifozëve serbë, kjo është banderola që do hapin sot në stadium ndaj Skënderbeut
Zbulohet surpriza e tifozëve serbë, kjo është banderola që do hapin sot në stadium ndaj SkënderbeutK. Demiraj
Sport
Ndeshja e sotme mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut pritet me një interesim të jashtëzakonshëm, kjo edhe për shkak të mardhënieve politike mes dy shteteve.
Tifozeria serbe pritet të mjaft e zjarrtë sot, ndërkohë që "Sport Ekspres" ka zbuluar se në njërën nga tribunat e stadiumit tifozë të Partizanit po shpalosnin një banderolë gjigante, që do të përdoret sonte si pjesë e koreografisë para ndeshjes.
Bëhet fjalë për Car Llazarin, i cili nga serbët njihet si themeluesi i një Serbie të madhe dhe komandanti që u ka prirë ushtrive ballkanike në përballjen me Perandorinë Osmane, 627 vjet më parë, në atë që njihet si “Beteja e Kosovës”. Aty Car Llazari mbeti i vrarë.
“PAGËZIMI, MALLKIMI DHE BETIMI JANË TË SHENJTA”, shkruhet në parullën gjigante të tifozerisë serbe.
JOQ.al