Video
Vrasja e avokatit grek/ Dalin fotot dhe emri i shqiptarit, ja sa identitete përdorte
Vrasja e avokatit grek/ Dalin fotot dhe emri i shqiptarit, ja sa identitete përdorteS. Shtjefni
Lajme
Vrasja e avokatit të njohur Mihalis Zafiropoulos, disa javë më parë në Athinë, tronditi opinionin dhe strukturat e drejtësisë greke.
Për vrasjen e tij, policia ka identifikuar dhe arrestuar një shqiptar, i cili dyshohet se ka marrë 3000 euro për vrasje e avokatit.
Pas arrestimit të tij policia ka publikuar emrin dhe fotot e të dyshuarit, i cili rezulton me më shumë se një identitet.
Mbiemri i tij një herë jepet si Ibrahimi, pastaj Brahimaj apo Brahimasi edhe për emrin rezultojnë tre vriante, Kastriot, Lavdërim ose Mikel.
Për autoritet greke, as ditëlindja e tij nuk është e qartë, pasi në komunikatën e policisë jepen tre vite të mundshme, 1985, 1989, 1991, ndërsa vendlindja është e njëjtë, Shqipëri.
Organet e drejtësisë greke presin verifikimin e plotë të provave dhe më pas do të japin dënimin përfundimtar për shqiptarin.
JOQ.al