Video
Habit polici nga Durrësi: Jam përdorues droge, kjo është jeta ime private
Habit polici nga Durrësi: Jam përdorues droge, kjo është jeta ime privateG. Hasani
Lajme
Ish polici në Durrës, Fatmir Meço, i cili u arrestua pasi dyshohet se mbronte shpërndarësit e drogës. Punonjësi i Patrullës në Komisariatin e Policisë së Durrësit akuzohet për prodhim dhe shitje droge si dhe për shpërdorim detyre.
Meço pohoi në gjyq se është përdorues, por e kishte mbajtur të fshehtë këtë fakt.
Ish polici tha se:
Jam përdorues i kanabis sativës. Para 2 vitesh e gjysmë kam nisur punën në polici. Kur hyra në polici nuk e deklarova qe isha përdorues droge. Kisha detyrë si polic ruajtjen e Rendit dhe qetësisë publike, por une kam edhe nje jete private”.
Polici u la në burg, bashkë me personin tjetër, Fitim Laci me të cilin ishte arrestuar.
JOQ.al