Video
Ky është shteti ku turistët janë më të shumtë se banorët e tij, në listë është dhe Shqipëria
Ky është shteti ku turistët janë më të shumtë se banorët e tij, në listë është dhe ShqipëriaG. Hasani
Kuriozitete
Në 51 shtete në botë ku numri i turistëve në vit e tejkalon numrin e banorëve renditet dhe vendi ynë. Kështu, Shqipëria ndodhet në vendin e 45-të të destinacioneve ku turistët përgjatë vitit e kalojnë numrin e banorëve.
Sipas të dhënave më të fundit të vlefshme raporti turistë banorë ishte 1.15. Ndër të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Mali i Zi dhe Shqipëria tejkalon numrin e turistëve për banorë.
Sipas të dhënave për vitin 2016, më të fundit nga Organizata Botërore e Turizmit, është Franca me 82.6 milionë vizitorë.
Në vend të dytë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 77.5 milionë, dhe e treta Spanja me 75.6 milionë banorë. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar renditet në vendin e shtatë me 35.8 milionë, shkruan Monitor.
Principata e Andorrës tejkalon të gjitha shtetet, mirëpriti në 2014-n 2.36 milionë turistë, por vetëm 70 mijë persona janë banorë. Rezulton që raporti turistë rezidentë të ketë qenë 33.5.
Macau renditet e dyta me 24.8 turistë për banorë, e ndjekur nga disa prej perlave të Karaibeve, ishujt Virgin (12.8 turistë për banorë). Më total janë 51 destinacione ku numri i turistëve tejkalon numrin e banorëve vendas- më poshtë lista.
Një tjetër vend interesant por që nuk përllogaritet në të dhënat e Bankës Botërore është Vatikani. Çdo vit, Vatikani tërheq mbi 5 milionë vizitorë dhe ka vetëm 842 banorë. Pothuajse 6000 turistë për banorë, duke kaluar automatikisht në vendin e parë.
Mbretëria e Bashkuar ka një popullsi prej 65.14 milionë banorësh, thuajse dyfishi i numrit të turistëve të huaj që e vizituan vendin, 32.61 milionë.
Lista (numër turistësh për banorë)
1. Andorra – 33.5
2.Macao – 24.8
3.British Virgin Islands – 12.8
4.Turks and Caicos Islands – 10.4
5.Aruba – 10.3
6.Monaco – 8.7
7.Northern Mariana Islands – 8.4
8.Guam – 7.9
9.Bahrain – 7.6
10.Saint Maarten – 7.1
11.Palau – 6.6
12.Cayman Islands – 6.4
13.US Virgin Islands – 5.8
14.Malta – 3.9
15.Hong Kong – 3.8
16.The Bahamas – 3.7
17.Bermuda – 3.4
18.Iceland – 3
19.Maldives – 2.9
20.Austria – 2.9
21.Curacao – 2.9
22.Croatia – 2.7
23.Antigua and Barbuda – 2.7
24.Seychelles – 2.5
25.San Marino – 2.4
26.Estonia – 2.2
27.Montenegro – 2.2
28.Singapore – 2.1
29.Cyprus – 2.09
30.Greece – 2.03
31.St. Kitts and Nevis – 2.03
32.Ireland – 1.9
33.Barbados – 1.8
34.St. Lucia – 1.8
35.Luxembourg – 1.8
36.Denmark – 1.8
37.Georgia – 1.5
38.Liechtenstein – 1.4
39.Spain – 1.4
40.Qatar – 1.3
41.Grenada – 1.3
42.France – 1.3
43.Hungary – 1.2
44.Slovenia – 1.2
45.Albania – 1.15
46.Slovak Republic – 1.14
47.Dominica – 1.11
48.Switzerland – 1.1
49.United Arab Emirates – 1.09
50.Bulgaria – 1.01
51.Czech Republic – 1.00
JOQ.al