Connect with us

Nga Spanja në Belgjikë, kërkohet arrestimi i liderit të Katalonjës

Video

Nga Spanja në Belgjikë, kërkohet arrestimi i liderit të Katalonjës

Nga Spanja në Belgjikë, kërkohet arrestimi i liderit të KatalonjësA. Shehaj

Lajme

Rising Tension In Catalan Political Crisis

Prokurori i Shtetit në Spanjë ka kërkuar lëshimin e një urdhër-arresti Europian, për arrestimin e liderit të Katalonjës, Carles Puigdemont si dhe katër personave të tjerë, për shkak të rolit të tyre në Referendumin e Katalonjës.

Puigdemont ka ikur në Belgjikë dhe nuk ka pranuar të kthehet në Spanjë për të marrë pjesë në një seancën gjyqësore për akuzat për rebelim dhe kryengritje.

Ata nuk kanë arritur të mbrohen në gjykatë ndaj akuzave për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Avokati i Puigdemont tha se klima nuk ishte e mirë që ai të shfaqej.

Tetë anëtarë të tjerë të shkarkuar të qeverisë rajonale të Katalonjës dolën para gjykatës për t’u marrë në pyetje.

Prokurorët në Madrid kërkuan që tetë të burgoseshin për rolin e tyre pas dëshmisë.

Spanja është kapluar nga një krizë kushtetuese që kur referendumi u mbajt më 1 tetor në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të paligjshëm.

Javën e shkuar, kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, vendosi sundim të drejtpërdrejtë mbi Katalonjën, duke shpërndarë qeverinë rajonale.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top