Connect with us

Tre versionet e vdekjes së Adelës, flet mjeku: Ja nga çfarë mund të jetë shkaktuar

Video

Tre versionet e vdekjes së Adelës, flet mjeku: Ja nga çfarë mund të jetë shkaktuar

Tre versionet e vdekjes së Adelës, flet mjeku: Ja nga çfarë mund të jetë shkaktuarA. Shehaj

Lajme

Nuk kanë qenë të pakta versionet e Policisë së Shtetit si dhe të mediave, në lidhje me ndarjen nga jeta të gazetares Adelajda Xhamani. Ka pasur nga ata që thanë se shkak është një atak kardiak, të tjerë ia vunë fajin epilepsisë, ndërsa mjeko-ligjorët nuk kanë dhënë ende versionin përfundimtar.

Ndërkaq, gazetari Erjon Skëndaj, ka pyetur shefin e repartit të kardiologjisë në QSUT, Petrit Bara, mbi shkaktarët e mundshëm që çuan në vdekjen e gazetares

Në sqarimin e tij për News 24, mjeku thotë se termi atak kardiak i përdorur për të përshkruar një goditje në zemër është i gabuar dhe nuk ekziston në literaturën mjekësore.

Mjeku rendit disa nga sëmundjet akute të zemrës që cilësohen si tepër kërcënuese për jetën, të cilat, sipas tij, nuk shfaqen si rrufe në qiell të pastër, por shumë më herët se gjendja e pacientit të agravohet.

Bara thotë se termi atak i zemrës me shumë gjasë është përdorur në vend të atakut epileptik, një çrregullim i trurit që karakterizohet nga kriza të përsëritura dhe të paprovokuara por që nuk përbëjnë kërcënim për jetën, aq më tepër në mosha të reja që nuk janë kuruar nga epilepsia apo sëmundjet kardiake. Ataku epileptiku shoqërohet me shenja paralajmëruese që zgjasin nga 3 deri në 5 minuta si dhe lë gjurmë tek pacienti, si shkumëzim nga goja kafshim gjuhe, humbje kontrolli etj.

Ndryshe nga ataku epileptik termi tjetër i përdorur në media, arresti kardiak është ndalimi i rrahjeve të zemrës që çon në paralizim të frymëmarrjes dhe pengim të dërgimit të gjakut në tru. Për rrjedhojë pacienti humb vetëdijen dhe nëse nuk merr ndihmën emergjente pëson vdekjen. Por sipas mjekut edhe arresti nuk ndodh pa një shkak dhe pa lënë gjurmë.

Shefi i Shërbimit të Kardiologjisë në QSUT thotë se duhet treguar kujdes nga përdorimi i medikamenteve qetësuese si morfina apo peditina, që mund të çojë deri në arrest kardio-respirator te pacientët që kanë kaluar në jetë një parainfarkt ose një infarkt miokardi. Por edhe në këtë rast mjeku përjashton moshat e reja që nuk kanë shfaqur simptoma të mëhershme.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top