Video
Vrau dy fëmijët e tij, shkarkohet konsulli i nderit
Vrau dy fëmijët e tij, shkarkohet konsulli i nderitA. Shehaj
Lajme
Maqedonia ka shkarkuar nga detyra konsullin e nderit në Barcelonë të Spanjës, pasi akuzohet për vrasjen e fëmijëve të tij binjakë, 3-vjeçare.
Sipas qeverisë maqedonase, Mario-Cesar Deus Yela, një dentist spanjoll, po vijon procesin gjyqësor në Afrikën e Jugut, pasi mbi të ka dyshime të forta që mund të jetë shkaktar i vdekjes së fëmijëve, ndërsa ishin me pushime në Cape Town, në muajin prill të këtij viti.
Në deklaratën e bërë nga qeveria maqedonase thuhet se procedurat penale kundër konsullit të nderit, “paraqesin pengesë për angazhimin e tij të mëtejshëm”.
Policia e Afrikës së Jugut shkoi në apartamentin e Yelas, pasi bashkëshortja e tij gjeti trupat e pajetë të fëmijëve Maximo dhe Octavia.
49-vjeçari Yela është shpallur konsull nderi në vitin 2012. Maqedonia është duke mbyllur gjithashtu konsulatën e saj në Barcelonë.
JOQ.al