Connect with us

S’mbarojnë telashet për Shukri Xhelilin, shoqërohet me forcë në gjyq

Video

S’mbarojnë telashet për Shukri Xhelilin, shoqërohet me forcë në gjyq

S'mbarojnë telashet për Shukri Xhelilin, shoqërohet me forcë në gjyqA. Shehaj

Lajme

shukriu

Ish-kryetari i bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili, i cili akuzohet për mosdeklarim të 35 mijë eurove pasuri dhe avokati i tij, nuk janë paraqitur në asnjë prej tre seancave gjyqësore, megjithëse sipas gjykatës kishin marrë njoftim.

Ata po ashtu nuk kanë dhënë arsye për mosparaqitjen. Pasi dështoi për herë të tretë seanca gjyqësore në ngarkim të ish-kryetarit të Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili, gjykata urdhëroi që ky i fundit të shoqërohej me forcë në gjyqin e radhës.

Dosja për Shukri Xhelili, i cili ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga prokuroria e Dibrës, u dërgua për gjykim në korrik të këtij viti, por megjithatë deri tani nuk ka qenë e mundur të zhvillohet asnjë seancë.

Gjatë seancës së fundit gjykata tha se shkak për shtyrjet, ishte bërë mosparaqitja e të pandehurit dhe avokatit të tij mbrojtës.

"Reporter" shkruan se sipas gjykatës:

I pandehuri dhe avokati i tij mbrojtës ishin vënë në dijeni të zhvillimit të seancës, me anë të dërgimit të flet-thirrjeve dhe telefonit, ata u treguan të gatshëm për tu paraqitur në këtë seancë. Mungesa e tyre, në kushtet kur palët nuk kanë paraqitur shkaqe, u cilësua prej gjykatës e papranueshme. Me propozim të prokurores, gjykatësi i seancës vendosi; të njoftojë të pandehurin Shukri Xhelili, me shoqërim të detyrueshëm nëpërmjet policisë gjyqësore, në seancën e radhës që u caktua të mbahet më 16 nëntor”.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top