Connect with us

Lumturohuni! Në Beograd nuk fitoi Skënderbeu, por fitoi Shqipëria

Video

Lumturohuni! Në Beograd nuk fitoi Skënderbeu, por fitoi Shqipëria

Lumturohuni! Në Beograd nuk fitoi Skënderbeu, por fitoi ShqipëriaL. Çela

Sport

a9

Edhe një herë, Shqipëria dhe shqiptarët treguan se kafshët nuk janë këtu. Edhe mund të jemi, por ekskluzivisht për veten, familjen, shokun dhe kolegun.

Historikisht, shqiptari nuk i ka bërë gjë kujt. Si? Se thjesht s'kemi pasur pasuri dhe fuqi? Ndoshta. Madje, me siguri kjo është, por mbetemi naivë dhe të vegjël.

E treguam sot në mes të Beogradit, aty ku para dy vitesh ndodhi e njëjta gjë: serbët na shanin, ne luanim futboll. Na u prek flamuri dhe u kthyem në bisha.

Bisha po, kafshë jo. Ka një ndryshim, të paktën në letrat shqipe.

Nëse një nënë ka foshnjen, ne kemi flamurin. Nuk është se na ka mbetur gjë tjetër. Nder jo, besë jo, kushte jetese jo, shpresë jo, e ardhme jo. Asgjë, pra!

Dhe kështu, në ndeshjen Partizani-Skënderbeu pamë vendësit duke ulëritur, duke na fyer, duke thënë se Kosova, fiks ai vendi ku 99,99999% e popullit flet dhe merr frymë shqip, është Serbi. Ata kafshë, ne bisha.

Humbën këta tanët, bardhekuqtë e Ilir Dajës, fituam ne. Se ne i pritëm si miq në Elbasan dhe miqtë u betuan se do të na prisnin njëlloj. U prenë në besë nga djemtë e lagjes, por kaloi.

Fitoi Shqipëria, por jo për ju, "miq". Ju, ore, ju! Ju që në "Facebook" jeni trima, boba, nona, jasha, plako, daku, njishi, bosi, ju që vetëm shfryni nervat e ditës në një koment, në një status, në një link dhe gjeni vetëm armiq.

Bota sot kuptoi edhe një herë pse amerikanët vazhdojnë të mendojnë se në Ballkan ka të mirë dhe të këqinj. Ne jemi të parët. /JOQ.al

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top