Video
Dy javë pa ngrënë, mjekët “shqyejnë sytë” nga ajo që gjejnë në stomakun e pacientit
Dy javë pa ngrënë, mjekët "shqyejnë sytë" nga ajo që gjejnë në stomakun e pacientitA. Shehaj
Kuriozitete
Mjekët janë përballur me një rast të rrallë në Kolegjin Mjekësor të Kolkatas në Indi, kur janë hequr plot 639 gozhda nga stomaku i një pacienti 40 vjeçar me prapambetje mendore.
Pacienti u pranua në spital rreth një javë më parë me dhimbje akute të stomakut. Ai kishte ndaluar marrjen e ushqimit që nga mesi i tetorit.
Një nga mjekët tha:
Endoskopia zbuloi praninë e objekteve metalike në stomak. Vetëm pas fillimit të operacionit gjetëm që stomaku i tij ishte plot me gozhdë të madhësive të ndryshme. Operacioni zgjati rreth një orë e gjysmë dhe gozhdët që peshonin më shumë se një kilogramë u hoqën nga stomaku duke përdorur magnet. Është një rast i rrallë. Nuk mund të kujtoj asnjë shembull të një numri aq të madh të gozhdëve në stomakun e një personi".
Mjekët dyshojnë se pacienti mund të vuajë nga çrregullimi i Pikës, një sëmundje mendore e karakterizuar nga oreksi i pacientit për sendet jo ushqimore.
Pacienti ishte i qëndrueshëm pas operacionit dhe është zhvendosur në shtratin e përgjithshëm.
Ai do të mbahej nën vëzhgim për disa ditë. Për shkak të mungesës së të ushqyerit, plaga kirurgjikale mund të zgjasë më shumë për t'u shëruar.
JOQ.al