Video
Kapet në Tiranë i rrezikshmi Balla, kërkohej nga Italia prej 12 vitesh
Kapet në Tiranë i rrezikshmi Balla, kërkohej nga Italia prej 12 viteshA. Shehaj
Lajme
Ka rënë në prangat e policisë së Tiranës 47-vjeçari Ilir Balla, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia italiane. Mbi Ballën rëndojnë akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe heqje e lirisë.
Ai do të ekstradohet drejt shtetit italian.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet përkohësisht një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Më datë 02.11.2017, specailistët për hetimin e trafikut të paligjshëm pranë D.V.P. Tiranë, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin : – Ilir Balla, 47 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Catanzaro/Itali, me vendimin penal nr.157/05 RMC të datës 02.11.2005, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale
“Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga Nenet 416, 600 të Kodit Penal Italian dhe Neni 3, 4 të Ligjit 75/58 mbi prostitucionin dhe heqjen e lirisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur.
JOQ.al