Connect with us

Vëzhgimi 1-mujor nga JOQ.al: në restorant shqiptarët i lajnë duart me… celular

Video

Vëzhgimi 1-mujor nga JOQ.al: në restorant shqiptarët i lajnë duart me… celular

Vëzhgimi 1-mujor nga JOQ.al: në restorant shqiptarët i lajnë duart me… celularL. Çela

Vec-e-jona

dora

Çështjet më të rëndësishme për njerëzit nuk kanë pse të jenë lufta në Siri, asteroidi i radhës apo nëse do të kemi sërish dinozaurë pas dy mijë vitesh.

Pas bukës së gojës – e paçim tërë jetën! – do të ishte ideale sikur gjithsecili prej nesh të merakosej për shëndetin, të mirat materiale, higjienën dhe gjërat më bazike që një qenie njerëzore duhet të ketë. Për shembull, sado për të qeshur që duket në fillim: a i lajmë ne duart kur hamë?

JOQ.al ka marrë përsipër të bëjë një vëzhgim prej një muaji në një restorant në Tiranë, ku ushqehen kryesisht studentë. Ky restorant nuk është zgjedhur rastësisht, sepse aty shkojnë edhe njerëz të nivelit të lartë (shumë të edukuar) dhe studentë nga Kosova (mund të kemi "përfundime" kombëtare dhe jo vetëm në nivel shteti).

Çdo ditë, nga data 1 tetor deri në datën 31 tetor, një prej redaktorëve tanë ka drekuar në këtë restorant dhe, duke mbajtur një fletore të vogël me vete, ka shënuar veprimet e klientëve.

Përfundimet janë të frikshme! Besojeni ose jo, por vetëm 28% e personave të vëzhguar nga ne i kanë larë duart para se të hanin. Ndërkohë, vetëm 11% e tyre shkonin në tualet pas ngrënies (këtu nuk po e specifikojmë se a i kanë larë duart, por le ta marrim të mirëqenë).

E kuptoni? Në 10 shqiptarë, 7 hanë ushqim me duart gjithë mikrobe! Duart janë jashtëzakonisht të papastra, sepse janë në kontakt me gjithçka që ju shohin sytë gjatë ditës. Çdo njeri duhet t'i lajë para dhe pas ngrënies.

Kalojmë në diçka tjetër po aq të frikshme. Kamarierët janë edhe më të pavëmendshëm. Në këtë restorant, si në shumicën e restoranteve shqiptare, personi i cili merrte pagesën dhe kthente kusuret servirte ose kontrollonte ushqimin. Pra, leku (për ta thënë "shqiptarçe"), pasi ka qarkulluar në duart, portofolët dhe xhepat e mijëra njerëzve dhe ka grumbulluar një "tonelatë" mikrobesh, vihet në kontakt me ushqimin.

Kjo është skandaloze dhe jo gjoksi që nxjerr në Instagram X këngëtare! Zgjohuni, njerëz! Shkëputuni nga kafsha brenda vetes dhe silluni si të edukuar!

Mos harroni që duart duhen larë me ujë të bollshëm dhe, mundësisht, duke përdorur sapun apo diçka të ngjashme me të!

Donim të përmendnim edhe faktin që më shumë se gjysma e klientëve që kemi vëzhguar në një muaj hanin drekë duke mbajtur celularin në duar, por nuk donim të bëheshim përsëritës. E kemi stërthënë këtë dhe s'po jua themi prapë.

Ups, e bëmë edhe këtu! Sorry! Hajt, urojmë t'ju ketë hyrë pak frika, pra, se celulari dhe tastiera e kompjuterit janë fole mikrobesh! /JOQ.al

Shënim: Vëzhgimi që kemi bërë ne nuk mund të trajtohet si studim i mirëqenë, sepse nuk kemi ndjekur më shumë se 700 persona.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top