Connect with us

Këta janë emrat unikë për të lindurit në nëntor, ka një arsye pse duhet t’i zgjidhni

Video

Këta janë emrat unikë për të lindurit në nëntor, ka një arsye pse duhet t’i zgjidhni

Këta janë emrat unikë për të lindurit në nëntor, ka një arsye pse duhet t'i zgjidhniS. Bardhi

Kuriozitete

Nëntori është ndër muajt që duket sikur ikën shumë shpejt, pasi i lë vendin muajit të fundit të vitit.

Moti ndryshon në mënyrë të dukshme dhe natyra ka kurorën e artë.

Por, nëse gjatë këtij muaji ju ose dikush i afërm pret të shtohet me një fëmijë, duhet të shikojë edhe listën me emrat unikë që i përkasin Nëntorit.

Lista me emrat e sjellë nga revista “Class”:

Djemtë

Leonard

Do të thotë "luan trim", vjen nga dy fjalë gjermane, ‘levon’ (luan) dhe ‘hard’ (trim). Është një emër i zakonshëm anglez, qysh me kohën e normanëve. Ka ngjashmëri me emrin Leonardo, si aktori i famshëm, Leonardo Di Caprio.

Roland

Ky emër i ka rrënjët në gjermanisht dhe rrjedh nga fjalët hrod, (i famshëm) dhe land (tokë), pra ka kuptimin e tokës së famshme. Nëse ndiheni të frymëzuar nga regjisori i mirënjohur Roland Emmerich, me një seri filmash epikë si Godzilla, Independence Day, The Day After Tomorroë, atëherë mendojeni edhe për bebin tuaj.

Albert

Ky është një emër mjaft popullor në të gjithë globin dhe ka forma të ndryshme në vende të ndryshme. Vjen nga emri gjerman Adalbert – "adal" (fisnik) dhe "beraht" (e ndritshme). Albert Einstein ndryshoi botën me "teorinë e relativitetit".

Theodore (Teodor)

Ky emër e ka origjinën nga Greqia. “Theodoros” do të thotë dhuratë e Zotit. Disa shenjtorë grekë quheshin Theodore. Para shekullit 19, ky emër nuk ishte shumë i përdorur në Britani. Një prej presidentëve më të famshëm amerikanë ishte Theodore Roosevelt.

Brinstan (Bristan)

Është një emër katolik që u shkon për shtat të lindurve në muajin nëntor. Është simbol i njerëzve krijues, me ide origjinale dhe me fantazi. Është emri tipik i njerëzve me personalitetet unik.

Vajzat

Elena

Vjen nga emri grek "Helene", që do të thotë ‘pishtar’ ose diçka që lidhet me hënën. Elena Gilbert është personazhi i famshëm i serialit televiziv "The Vampire Diaries".

Silvia (Sylvia)

Vjen nga mitologjia romake. Rhea Silvia lindi themeluesit e Romës, Romulus dhe Remus. Ky emër është forma femërore e emrit Silvius. Një prej krenareve që mban këtë emër është këngëtarja e muzikës country Sylvia, kandidate e çmimit Grammy.

Aurelia

Emri latin është u përshtatet shumë vajzave që lindin në nëntor. Fjala do të thotë “e artë”, që nënkupton një njeri me fat dhe të lindur me një personalitet unik.

Hilda

Është një emër gjerman mjaft popullor. “Hild” nënkupton luftë, betejë. Hilda Gadea ishte e para grua e liderit komunist Che Guevara.

Elizabeth

Emri hebraik "Elisheva" është burimi nga vjen ky emër dhe kjo do të thotë “Perëndia im është betim.” Gjithashtu, edhe një variant tjetër përkthimi është 'Perëndia im më përmbush. Përveç Mbretëreshës Elizabeth, një tjetër krenare që mban këtë emër është edhe Elizabeth Olsen, e cila ka luajtur në filma ‘Avengers: Age of Ultron.’

Andrea

Nëse jeni fans i Tom Cruise, pa dyshim e keni parë ‘Oblivion’ dhe e kujtoni gruan e bukur që ka luajtur me të, Andrea Riseborough. Është një emër italian, i cili shpesh përdoret si për meshkujt, ashtu edhe për femrat. Forma femërore e Andrewit do të thotë trimëri.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top