Video
Identifikohet autori i sulmit që vrau 26 persona, e kaluara e tij e errët i jep shpjegim masakrës
Identifikohet autori i sulmit që vrau 26 persona, e kaluara e tij e errët i jep shpjegim masakrësS. Bardhi
Lajme
Mbrëmjen e kaluar në Tekasas ndodhi një prej masakrave më të mëdha, ku një person hapi zjarr në një kishë duke vrarë 26 persona, ku mes tyre kishte edhe fëmijë nga 2 vjeç.
Vrasësi është identifikuar dhe quhet Devin Patrick Kelley, i martuar dhe baba i një fëmije, i cili u përjashtua nga Forcat Ajrore amerikane në vitin 2014, vetëm 5 vite pasi kishte hyrë në to.
Devin Kelley është arrestuar më parë, pasi bashkëshortja e tij Danielle Shield e ka denoncuar për dhunë në familje.
Mes 26 viktimave është edhe një vajzë 2-vjeçare, një grua shtatzënë, vajza 14-vjeçare e pastorit të kishës, një nënë e 4 fëmijëve dhe dy motra 6 dhe 8-vjeçare po ashtu.
Qindra persona kanë dalë në meshë lutjeje pas këtij sulmi barbar, ku gjithashtu presidenti Trump ka reaguar për sulmin duke thënë: Zoti qoftë me ju!
JOQ.al