Connect with us

Kokat e bandës në Itali, si u tradhtuan dy shqiptarët me 75 kg kokainë

Video

Kokat e bandës në Itali, si u tradhtuan dy shqiptarët me 75 kg kokainë

Kokat e bandës në Itali, si u tradhtuan dy shqiptarët me 75 kg kokainëS. Shtjefni

Lajme

Dy shqiptarë kanë rënë pranga të policisë italiane, pasi akuzohen si kokat e një bande të trafikut të drogës.

Mediat italiane raportojnë për se të arrestuarit janë Nik Dauti, i njohur si “Besnik”, shqiptar 38-vjeç dhe Artur Mahmutaj, 37-vjeç.

Gjatë arrestimit të tyre, gjithashtu u sekuestruan edhe 75 kg kokainë e zbarkuar në portin e Gjenovës.

Sipas autoriteteve, droga do të shkarkohej në Itali dhe si destinacion final kishte shpërndarje në vendet e tjera europiane.

Arrestimi i një italiani, i cili ishte pjesëtarë i bandës bëri të mundur që policia italiane të zbulonte se si funksiononte rrjeti i trafikut të drogës.

Përgjimet dhe ndjekjet e tij çuan në zbulimin e gjithë bandës.

45 vjeçari, Massimo Rocca, zbuloi informacione të vlefshme për policinë italiane.

Drejtuesit kryesorë të kësaj bande cilësohen dy shqiptarët e arrestuar, ndërkohë ata koordinoheshin me një tjetër person, me emrin Rao.

Roa nga verifikimet e bëra rezultoi që ishte personi i cili do të merrej me transportimin e drogës.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top