Connect with us

6 plumba në trup të riut për një kapele, rrëfehet ekzekutori: Si nisi sherri dhe pse e vrava

Video

6 plumba në trup të riut për një kapele, rrëfehet ekzekutori: Si nisi sherri dhe pse e vrava

6 plumba në trup të riut për një kapele, rrëfehet ekzekutori: Si nisi sherri dhe pse e vravaF. Tenolli

Lajme

Hermes Beqiri është 23-vjeçari i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin e Traumës në Tiranë pasi kishte marrë 6 plumba në trup dhe nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Është mësuar se sherri midis të rinjve nisi për një kapele dhe përfundoi në nxjerrjen e armëve.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është 17-vjeçari Ervis Hoxha, me precedentë të mëparshëm penalë.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Shkodër, në lagjen “Guerrile”, në vendin e njohur si “ish-Zooteknika”.

Tre orë pas plagosjes, Hoxha u largua me motoçikletën e tij për në fshatin Grudë, ku dhe u arrestua nga policia.

Në pranga u vu gjithashtu edhe miku i 17-vjeçarit, D. Harifi, po 17 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

Bekim Turishta është arrestuar duke u akuzuar për “moskallëzim krimi”.

Ndërtimi i skenës së ngjarjes

Mësohet se të rinjtë kishin qenë të ulur në një lokal pranë “Ish-Zooteknikut”, kur ka nisur sherri për një kapele që ia kishin vënë njëri-tjetrit në kokë.

Kaq është dashur që Hermes Beqiri të rrihte Hoxhën. Ky i fundit është larguar nga kafja dhe është kthyer me një automatik kallashnikov në dorë, është afruar te dera e lokalit dhe nga aty e ka qëlluar.

23-vjeçari fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë dhe mori 6 plumba në trup, njërin prej të cilëve në bark, gjë që bëri të humbte shumë gjak pasi trajektorja e plumbit i kishte prekur organet jetësore.

Hoxha sëbashku me mikun e tij Harifin u larguan me motoçikletë për në fshatin Grudë.

Pas arrestimit, 17-vjeçari Hoxha dhe bashkëmoshatari i tij janë dërguar në Policinë Vendore të Shkodrës për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen e ndodhur.

Gjatë marrjes në pyetje, panorama mëson se adoleshenti ka treguar se sherri mes tyre ka ardhur për një kapele dhe se 23- vjeçari Hermes Beqiri e ka rrahur.

Ai ka deklaruar se:

Ne jemi ngatërruar për një kapele. Nisi pak si lojë, por më pas situata u bë serioze. Aty ngritëm zërin dhe ai më rrahu. Më pas kam marrë automatikun dhe e kam qëlluar. Nuk kam dashur ta vras.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top