Connect with us

Iu mohua viza për në SHBA, reagon peshëngritësi shqiptar: S’jam i dënuar, ua them unë të vërtetën

Video

Iu mohua viza për në SHBA, reagon peshëngritësi shqiptar: S’jam i dënuar, ua them unë të vërtetën

Iu mohua viza për në SHBA, reagon peshëngritësi shqiptar: S'jam i dënuar, ua them unë të vërtetënS. Bardhi

Sport

Peshëngritësi Dainel Godelli ka reaguar lidhur me çështjen e refuzimit të vizës amerikane nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Ai sqaron se nuk është refuzuar për çështjen e armëmbajtjes pa leje, duke vënë në dispozicion vërtetimin e gjendjes gjyqësore me nr. Prot. 16, datë 15 shkurt 2017, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve se ai figuron i padënuar.

Gjatë një bisede për “Panorama Sport” ai shprehet:

Janë të pavërteta fjalët që hidhen nga ana e presidentit të federatës së peshëngritjes, Elez Gjoza, se mua më është refuzuar viza amerikane për armëmbajtje pa leje. Unë disponoj një vërtetim të nxjerrë nga Ministria e Drejtësisë, ku vërtetohet se unë jam i padënuar. Këtë vërtetim e kam paraqitur pranë kësaj ambasade.”

Sakaq, në përgjigjen që Ambasada Amerikane ka kthyer për Godellin midis të tjerave thuhet:

Ju jeni gjendur i pakualifikuar për një vizë jo emigrimi. Që do të thotë, që ju nuk jeni në gjendje të dëshmoni që aktivitetet tuaja të planifikuara në SHBA të jenë në përputhje me klasifikimin e vizës jo emigruese. Ndërkohë që secila nga klasifikimet e vizave jo emigruese kanë kërkesat e tyre unike. Vendimi i sotëm nuk mund të apelohet.

Megjithatë, ju mund të riaplikoni në çdo kohë. Nëse ju do të vendosni për të riaplikuar, ju duhet të dorëzoni një formular të ri të aplikimit dhe fotografi, të paguani tarifën e aplikimit për vizë përsëri dhe të caktoni një takim të ri, në mënyrë që të intervistoheni nga një Oficer Konsullor.

Në qoftë se ju zgjidhni për të riaplikuar, ju duhet të përgatiteni për të ofruar informacion që nuk e keni paraqitur në aplikimin tuaj fillestar, nëse kanë ndryshuar rrethanat tuaja që nga aplikimi juaj i mëparshëm.”

Ja si lindi problemi për të tërhequr viza pranë Ambasadës Amerikane.

Ndonëse presidenti Gjoza e kishte informuar Federatën Botërore të Peshëngritjes për pezullimin 1-vjeçar të federatës shqiptare, drejtori i akreditimeve të Botërorit e ka siguruar Gjozën se do të bëjnë të pamundurën që Shqipëria të merrte pjesë në Botëror. Kështu që Shqipërisë iu hap “drita jeshile” për pjesëmarrje në Botërorin e Peshëngritjes, që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti në Hjuston, në SHBA.

Mësohet gjithashtu se Federata Botërore e Peshëngritjes, nëpërmjet drejtorit të akreditimeve, i ka kërkuar presidentit të federatës sonë që të fillonte nga procedurat me pajisjen me vizë të lojtarëve të Kombëtares sonë. Ka qenë vetë shefi i akreditimeve të këtij kampionati, Meredit Par, ai që i ka kërkuar presidentit Elez Gjoza emrat e sportistëve që do të marrin pjesë në Botëror.

Kështu Shqipëria menjëherë dha pëlqimin për 5 sportistë, e pikërisht: Daniel Godelli e Erkan Qerimaj për peshën 77 kg, Briken Calja për peshën 69 kg dhe nga kombëtarja e femrave Romela Begaj e Evangjeli Veli. Mirëpo, me një prej kë- tyre peshëngritësve që ka aplikuar për vizë, ka pasur një problem për pajisjen me vizë në Ambasadën Amerikane. Bëhet fjalë për Daniel Godellin.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top