Video
“Xibraka”/Apeli cakton ditën kur do të vuloset fati i Ermal Hoxhës
"Xibraka"/Apeli cakton ditën kur do të vuloset fati i Ermal HoxhësA. Shehaj
Lajme
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka shqyrtuar sot ankimimet e bëra nga të pandehurit e dosjes “Xibraka”. Në seancën e sotme u shqyrtuan ankimimet e Ermal Hoxhës dhe 8 të pandehurve të tjerë.
Ndërkaq, sipas kësaj gjykate, vendimi përfundimtar ku do të vendoset "fati" i tyre do të merret më 15 nëntor.
Gjatë seancës së sotme avokati i Ermal Hoxhës ka kërkuar pafajësi për klientin. Në argumentin e dhënë prej tij thuhet se Ermali kishte lidhje shoqërore me Genc Xhixhën dhe se ai i kishte kërkuar miqësisht ta shoqëronte te fabrika e drogës.
Ai thekson se Hoxha nuk ka pasur asnjë informacion mbi aktivitetin që kryhej në fabrikë. Avokati përmend ndër të tjera faktin se në Gjermani është pushuar çështja e Ermal Hoxhës.
JOQ.al