Video
“Do ju dhembë, por duroni se kështu bëjmë shtet ne”, për kë janë reformat e qeverisë Rama?
"Do ju dhembë, por duroni se kështu bëjmë shtet ne", për kë janë reformat e qeverisë Rama?S. Bardhi
Vec-e-jona
Ditën e sotme në një takim me gjithë kryetarët e bashkive të vendit dhe me ministrin Gjiknuri, kryeministri Rama ka prezantuar gati në delir reformën e ardhshme në ujësjellës.
Rama paralajmëroi se 90 ditë është afati për ata që kanë lidhje formale të ujit për t’i lidhur me kontrata të rregullta.
Në të kundërt, kryeminsitri tha se të gjithë do kapen nga ligji dhe do të penalizohen, për këtë shtetit do i vijë në ndihmë edhe policia.
A nuk është kjo një mënyrë e dhunshme? Po, ashtu është dhe të mos u duket e çuditshme, sepse nuk është hera e parë që qeveria “Rama” i mbivendos reformat me dhunë në popull.
Madje, në mandatin e parë kur flitej për reformën në arsim dhe atë në energjetikë, Rama deklaronte se reformat do të ishin të dhimbshme.
E realisht ashtu ishin, sepse qindra qytetarë përfunduan pas hekurave në të qindtën e sekondës për lidhje të paligjshme të energjisë. Dyert u hapën për gjithë qytetarët e varfër.
Ndërsa, për reformën në arsim pati diskutime të gjata, përplasje deri edhe fizike mes studentëve dhe kryeministrit.
Të mos përmendim reformën në shëndetësi që është copë-copë dhe nuk ka nevojë për argumenta, mund t’i listoni vetë sepse të gjithë i keni provuar dyert e spitaleve.
Por, le të kthehemi tek reforma e ujit të pijshëm. Me çfarë do justifikohet rritja e taksës tek fatura e UKT-së?
Reforma në energji nuk solli përmirësime sa i takon shkëputjes energjetike për ditë të tëra në zonat e thella të Shqipërisë dhe jo vetëm. Asnjë investim nuk u bë në rrjetin e kalbur të shpërndarjes energjetike, e megjithatë shitet si sukses.
Njëjtë është situata edhe në arsim, reforma ka hyrë në zbatim, por Universitet Publike janë drejt greminës, sepse reforma ua ka dhënë shqelmin pa mëshirë.
I vetmi “sukses” që erdhi nga shëndetësia ishte kontrolli me detyrim i “Check Up”-it, por që rezultoi një mashtrim i madh tenderësh dhe miliona të kaluara në llogarinë e Vilma Nushit.
Po uji?!
Rama kishte të drejtë kur tha se jemi vendi me potencialin më të lartë ujor në rajon, por që keqmenaxhohet. Këtë e dimë të gjithë dhe nuk është për faj të qytetarëve, por për faj të politikave ndër vite.
Qeveria Rama thotë: Hajde u rrisim njëherë çmimin dhe u fusim në burg që pastaj të nisim ne punimet.
Po për fshatrat që s’kanë parë kurrë një investim tek ujësjellësi dhe detyrohen të gjejën një zgjidhje praktike me mundësitë e tyre?
Po uji i fëlliqur që vjen në çezmat e qyteteve?!
Këtyre si do u bëhet?!
Të gjithë jemi të vetëdijshëm që ujësjellësi ka probleme dhe duhet reformuar, por problemi është që reformat nuk mund të mbivendosen kështu, sepse nuk do jenë efektive.
Kësaj i thonë thjesht, i hipim detit njëherë, pastaj gjatë lundrimit ndërtojmë anijen…/JOQ.al
JOQ.al