Video
Skandali CEZ/ PS: Prokuroria po mbyll dosjen e korrupsionit
Skandali CEZ/ PS: Prokuroria po mbyll dosjen e korrupsionitG. Hasani
Lajme
Prokuroria ka kërkuar mbylljen e dosjes hetimore ndaj skandalit "CEZ". Këtë lajm e ka njoftuar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, i cili hedh akuza të forta ndaj Prokurorisë duke thënë se ajo punon me dy standarde. Në këtë skandal janë ngritur akuza nga mazhoranca se është i përfshirë dhe djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Taulant Balla shkruan se:
Ajo që u ngrit brenda ditës për të arrestuar një deputet mbi bazën e një materiali mediatik, nuk e vë ujin në zjarr për një material të shkruar me fakte kompromentuese e me emra peshqish të medhenj e të vegjël të dyshuar për krim ekonomik e korrupsion me përmasa tronditëse, po na e paska dërguar dosjen në Gjykate duke kërkuar mbylljen e saj!!!”
Postimi i Ballës
Prokuroria po perpiqet te mbylle nje per dosjeve me te qarta te korrupsionit ne keto 27 vite, skandalit “CEZ”. Pa kryer asnje hetim minimal, pa marre ne pyetje asnje te akuzuar, asnje deshmitar, asnje person ne dijeni, pa marre ne konsiderate asnje prej gjetjeve te Raportit perfundimtar te Komisionit hetimor parlamentar, Prokuroria qe u ngrit brenda dites per te arrestuar nje deputet mbi bazen e nje materiali te botuar ne media me pergjimet e dy krimineleve, jo vetem nuk e ve ujin ne zjarr per nje material te shkruar me fakte kompromentuese e me emra peshqish te medhenj e te vegjel te dyshuar per krim ekonomik e korrupsion me permasa tronditese, po na e paska derguar dosjen ne Gjykate duke kerkuar mbylljen e saj!!!
Kush jane keta prokurore? Kush u ka dhene ketyre prokuroreve pushtetin qe te sillen me drejtesine si tregtare qeniesh te gjalla dhe ta trajtojne popullin shqiptar si mish per top?
Kush eshte pas ketyre kukullave te ketij teatri te neveritshem me drejtesine si mjet per te sulmuar dhe per te mbrojtur, ne emer te interesave politike e korruptive qe fyejne Shqiperine, popullin, drejtesine?!
Prokuroria po ben pazare qe vijne ere te keqe me kilometra larg! Prokuroria po shfaqet hapur si vegel e politikes dhe padrejtesise! Prokuroria po provon me veprimet e mosveprimet e saj, se ka brenda saj nje kalbezim te tmerrshem!
Por Prokuroria nuk ka per ta ndalur dot oren e drejtesise qe po vjen dhe qe ka tmerruar politikane prokurore e gjykates te korruptuar!
Kurre nuk do ta ndaloje dot edhe sikur te gjeje ne gjykate, njerez te tredhur e te korruptuar njesoj si ata qe e kane cuar dosjen e CEZ-it per ta varrosur, pa asnje lloj procesi minimal hetimor!
JOQ.al