Connect with us

Abrashi i dëmtuar, Panucci fton në kombëtare një futbollist anonim

Video

Abrashi i dëmtuar, Panucci fton në kombëtare një futbollist anonim

Abrashi i dëmtuar, Panucci fton në kombëtare një futbollist anonimK. Demiraj

Sport

DSC_6221Kombëtarja shqiptare nis sot pasdite grumbullimin e saj në Antalia ku do bëhet gati për ndeshjen miqësore ndaj Turqisë.

Trajneri Christian Panucci, së fundmi i ka shtuar listës së tij të lojtarëve të grumbulluar edhe një tjetër futbollist, duke sjellë në ekip një emër të ri.

Kjo, për shkak të pamundësisë së rikuperimit të Amir Abrashit, i cili vazhdon terapinë intensive të detyruar për riaftësimin e tij, në klubin e Freiburgut.

Sipas FSHF, bëhet fjalë për Kamer Qaka. 22 është lojtari më i ri që vjen në skuadrën kombëtare të futbollit. Ai ka lindur në Kosovë në vitin 1995, luan në pozicionin e mesfushorit, dhe aktualisht aktivizohet në radhët e ekipit rumun të CSM Politehnica Iași.

Që nga viti 2010 e deri me fillimin e këtij sezoni, futbollisti Kamer Qaka ka luajtur me skuadra të ndryshme në kampionatin norvegjez, duke nisur që me Valerengën, teksa një edicion më parë ishte në radhët e skuadrës së Kristiansund.

Aktualisht, me skuadrën rumune deri në këto momente, Qaka ka luajtur 11 ndeshje. Ekipi kombëtar i futbollit do të qëndrojë një javë në Antalia për të përgatitur ndeshjen miqësore të 13 nëntorit në Antalia me skuadrën përfaqësuese turke.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top