Connect with us

Mamaja e vajzës së përdhunuar: Ma drogoi e tha që s’ishte në rregull, e futa në shtëpi atë djalë

Video

Mamaja e vajzës së përdhunuar: Ma drogoi e tha që s’ishte në rregull, e futa në shtëpi atë djalë

Mamaja e vajzës së përdhunuar: Ma drogoi e tha që s'ishte në rregull, e futa në shtëpi atë djalëA. Shehaj

Lajme

Një histori përdhunimi është mësuar sot në qytetin e Sarandës, ku një 13-vjeçare dhe e ëma e saj kanë denoncuar në polici një djalë të moshës 21-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Sarandës, ndërsa e ëma e të miturës me emrin Tamara, ka treguar se si janë njohur të rinjtë dhe se si ka rrjedhur e gjithë ngjarja.

Ajo është shprehur se djali që akuzohet për përdhunim, fillimisht e ka droguar të bijën, duke i dhënë asaj kanabis sativa dhe më pas e ka përdhunuar atë.

Gruaja tregon se vajza e mitur jetonte në një shtëpi me të ëmën dhe Vangjelin, i cili ishte i dashuri i saj prej disa kohësh, pasi mamaja e Tamarës i hapi dyert këtij të fundit, duke qenë se ngeli në mes të katër rrugëve.

Zonja tregon ndër të tjera:

Vajzën e kam 13-vjeçe dhe duhej me një djalë. Unë rashë dakord dhe u përballa me djalin, shikoja çfarë ndiente realisht. Pas një muaji fola me djalin dhe i thashë që kur të vijë mosha e caktuar, nëse ajo do, ti do ta marrësh. I thashë që nuk duhet t'i prekë Tamarës as një qime floku se do të ketë pasoja dhe ai tha "në rregull". Atij iu ndanë prindërit dhe unë e pranova në shtëpi. Një ditë kur unë nuk mund të shkoja në shtëpi, kishin shkuar të dy nga dhoma dhe ai ishte përdorues i kanabisit. I kishte dredhur një cigare hashash, ia kishte dhënë vajzës dhe aty kishte tentuar ta kapte".

Ndiqni më poshtë intervistën e plotë.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top