Video
Ngjarja e Sarandës, fqinji: Vajza s’u përdhunua, e ëma donte ta martonte me një tjetër
Ngjarja e Sarandës, fqinji: Vajza s'u përdhunua, e ëma donte ta martonte me një tjetërA. Shehaj
Lajme
Një fqinj i mamasë dhe vajzës së përdhunuar nga i dashuri në Sarandë, ka folur për mediat lokale duke treguar se çfarë dinin gjitonët për këtë familje si dhe për marrëdhënien e të miturës me 21-vjeçarin.
Në një intervistë, një nga fqinjët tregon se e ëma donte që ta martonte vajzën me një djalë që jeton në Xarë dhe ndaj ka bërë kallëzimin penal kundrejt Vangjelit, djalit 21-vjeçar.
Ai tregon ndër të tjera se vajza nuk donte të kallëzonte të dashurin, por e ëma e kërcënonte.
Ja çfarë tregon fqinji i kësaj familjeje:
E ëma donte ta martonte me djalin e një gruaje që ishte andej nga Xara. E kishte të madh. Goca i kishte thënë që nuk dua dhe kjo e kërcënoi. I tha që nuk e di çdo të bëj po nuk u martove me të. Kjo mendoi që do ta vriste dhe nga frika vajti e denoncoi. Ajo kishte nja dy vjet që bashkëjetonte me këtë djalin. Është një mashtrim shumë i madh që Vangjelin e futën në burg për shkak të atij djalit që donin ta martonin".
JOQ.al