Video
“Masakra e Lushnjes”, babai i një prej viktimave: Policia po ndihmon autorin të arratiset
"Masakra e Lushnjes", babai i një prej viktimave: Policia po ndihmon autorin të arratisetA. Shehaj
Lajme
Fatos Latifi, babai i Zamir Latifit, një prej dy viktimave të masakrës së Lushnjes, të ndodhur disa ditë më parë, ka bërë një letër publike, në të cilën kërkon të zbardhet e vërteta dhe autorët e vrasjes së djalit të tij.
Ai shprehet se prej shumë ditësh as prokuroria e as policia nuk janë marrë më me këtë çështje dhe se po ndihmon autorët të largohen nga Shqipëria.
Ndër të tjera, Fatosi thotë se ka kërkuar të takohet me Ramën, por nuk ka mundur. Ai bën me dije se nuk kërkon hakmarrje, por drejtësi.
Deklarata e Fatos Latifit
Une babai i Zamir Latifit, Fatos Latifi bashke me familjen time deklaroj se nuk kam menduar apo diskutuar ndonje moment per hakmarrje. Une e kam lene cdo gje ne dore te shtetit duke menduar se shteti dhe ligji do te me ndihmojne per ate cka ndodhi dhe se do vendosin drejtesi.
Policia dhe prokuroria e Lushnjes eshte bere nje me krimin. U bene kaq dite dhe as policia dhe as prokuroria nuk eshte marr me hallin qe kemi ne, por perkundrazi po ndihmon autoret e krimit qe te largohen nga Shqiperia.
Atentatoret kerkojne ti heqin familjaret e tyre nga Shqiperia qe te jene te lire, te veprojne perseri. Kam kerkuar takim me zotin Rama dhe nuk mora pergjigje, njekohesisht kerkova dhe takim me ministrin e brendshem zotin Xhafa por nuk ma afruan kete mundesi.
Ne keto kushte u bej apel nepermjet medias qe te vendosin drejtesi per masakren qe u kushtoi jeten dy djemeve te rinj ne qytetin e Lushnjes dhe te parandalojne humbjen e jeteve te tjera te pafajshme.
JOQ.al