Video
Publikohet raporti, vrasësi i Teksasit kishte rrahur brutalisht gruan dhe ishte arratisur nga çmendina
Publikohet raporti, vrasësi i Teksasit kishte rrahur brutalisht gruan dhe ishte arratisur nga çmendinaF. Tenolli
Lajme
Devin Kelley, personi që vrau 26 persona në një kishë në Teksas të dielën ka qenë i shtruar në një klinike të shëndetit mendor.
Në një raport policor, thuhet se ai kishte qenë i shtuar atje në vitin 2012 dhe përbënte një rrezik për veten dhe për të tjetër.
Zyrtarët e El Pasos në Teksas konfirmuan se ai ishte shtruar në spital pasi i ishte dhënë gjykimi për sulm ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Policia amerikane deklaroi se ai duhet të ndalohej kategorikisht të mbante armë me leje.
Po ashtu në raportin policor thuhet se ai kishte kryer kërcënime me vdekje kundër ish-zinxhirit të tij komandues ushtarak, të cilët i akuzonte për përjashtimin e tij nga Forcat Ajrore të SHBA-ve.
JOQ.al