Connect with us

Breshëri plumbash tavolinës me 4 persona, kush ishte shënjestra që autori donte ta hiqte qafe?

Video

Breshëri plumbash tavolinës me 4 persona, kush ishte shënjestra që autori donte ta hiqte qafe?

Breshëri plumbash tavolinës me 4 persona, kush ishte shënjestra që autori donte ta hiqte qafe?F. Tenolli

Lajme

Si autor i dyshuar i një atentati të ndodhur dy ditë më parë në Fier është shpallur në kërkim një 47-vjeçar me inicialet A.P.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij pas ngjarjes që fatmirësisht nuk shënoi viktima.

Një person shtiu disa herë me armë mbrëmje e së dielës, në lagjen “1 Maj” në drejtim të një lokali në pronësi të 45-vjeçarit me inicialet A.M.

Ai shoqërohej nga tre persona të tjerë kur u shti me armë drejt tavolinës ku ata po pinin kafe, të paktën 4 herë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:45 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Parkut”, ku u qëllua në drejtim të tavolinës ku ishin ulur pronari i lokalit A.M. 45 vjeç bashkë me A.B. 53 vjeç, A.Xh. 49 vjeç dhe S.N. 50 vjeç, të gjithë banues në lagjen “1 Maji”, Fier.

Lidhur me ngjarjen, Policia ka marrë në pyetje të pranishmit në tavolinën e shënjestruar, për të kuptuar nëse kanë pasur ndonjë konflikt të mundshëm me persona të tjerë.

Nga ana tjetër, po hetohet për të kaluarën e katër personave në fjalë për të arritur në përfundimin se cili prej tyre ka qenë shënjestra.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top