Video
Tre patenta në Land Rover, Tahiri dhe shoferi i tij kalojnë në “sitën” e Prokurorisë
Tre patenta në Land Rover, Tahiri dhe shoferi i tij kalojnë në “sitën” e ProkurorisëA. Shehaj
Lajme
Pas gjetjes së tre patentave në automjetin e Orest Sotës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe shoferi i tij, Gentian Ceka do të merren në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ata do të pyeten dhe do të duhet të japin detaje nga sa kanë dijeni, në lidhje me gjetjen e këtyre tre patentave (dy të Tahirit dhe një të gruas së tij), në automjetin tip Land Rover, ku edhe u sekuestruan tri çanta me nga 863 mijë e 100 euro.
Njëkohësisht, prokuroria do të verifikojë edhe tablatet telefonike të Gentian Cekës, pasi dyshohet se shoferi i ish-ministrit mund të ketë qenë në një automjet e Orest Sotën, në momentin që ky i fundit ndalua në Elbasan.
Nuk dihet me saktësi se në çfarë rrethana këto tre patenta kanë përfunduar në makinën e Orest Sotës. Orest Sota është pronari i firmës “Fortis Beton” ndërsa babai i tij, Lefter Sota është biznesmen në fushën e ndërtimit, hekur dhe medias.
Orest Sota ka deklaruar në policinë e Elbasanit se është mik me shoferin e Saimir Tahirit dhe se lejet e drejtimit i kishte harruar ai në makinën e tij.
JOQ.al