Video
Jepet alarmi: Shqipëria vendi më i rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore
Jepet alarmi: Shqipëria vendi më i rrezikuar nga fatkeqësitë natyroreS. Shtjefni
Lajme
Sipas Raportit Botëror të Riskut për vitin 2017, Shqipëria rrezikon të preket nga fatkeqësitë natyrore, me një normë të riskut prej 9.93% më shumë se çdo vend tjetër në kontinent.
Në renditjen globale, vendi ynë është i 39-i, me vende si Xhibuti, Zimbabve dhe Afganistanit.
Raporti gjithashtu jep edhe një vlerësim për menaxhimin e këtyre fatkeqësive dhe vendi merr një vlerësim negativ, me një normë prej 74%, duke bërë hapa pas pasi vitin e kaluar ishte ne normë rreziku në 73%.
Raporti i vlerëson të gjitha kriteret si : ekspozimi ndaj të gjitha llojeve të fatkeqësive natyrore, mundësia e prekjes së tyre, menaxhimin e situatave dhe maqsat për parandalimin e tyre.
Sipas Klan Plus, raportet e tjera të publikuara së fundmi, e vënë theksin se ekonomia shqiptare është në rrezik të lartë nga kushtet klimaterike.
JOQ.al