Video
Dramë për Vierin, legjenda e Italisë po kalon momentin më të vështirë të jetës
Dramë për Vierin, legjenda e Italisë po kalon momentin më të vështirë të jetësK. Demiraj
Sport
Legjenda e futbollit italian, Kristian Vieri, është duke kaluar një nga momentet më të vështira në jetën e tij.
Ish-bomberi i Interit mori lajmin e gëzueshëm do të bëhej baba pasi partnerja e tij Kostanca Karaçiolo ishte duke pritur fëmijën e tyre të parë.
Por sot çifti ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku njofton se shtatzënia është ndërprerë.
“Me dhimbje duam të ndalojmë zërat që po qarkullojnë në media në lidhje me fëmijën që ne presim. Fati ka vendosur që ndoshta nuk është ky momenti i duhur. Kërkojmë nga të gjithë që të na kuptoni dhe të respektoni këtë moment delikat në jetën tonë”, thotë çifti Vieri-Karaçiolo.
JOQ.al