Video
Moti gjithmonë e më i paqëndrueshëm, çfarë na pret nesër?
Moti gjithmonë e më i paqëndrueshëm, çfarë na pret nesër?A. Shehaj
Lajme
Paraditja e sotme nuk shënoi reshje të mëdha shiu në territorin e vendit, ndërsa situata pritet të ndryshojë ditën e nesërme.
Deri në mesditë, kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë Ultësira Perëndimore, por vranësira më të dukshme do të ketë në zonat Lindore.
Pjesa e dytë e ditës mbetet kryesisht e kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta por me vranësira lokale dhe ndonjë reshje të izoluar paraqiten zonat malore.
Gjatë ditës së nesërme (enjte, dt.09), temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9° C / 16 °C
në vendet e ulëta: 7 °C / 13 °C
në vendet malore: 3 °C / 10 °C.
Era
Sot pasdite (e mërkurë, dt.08) era pritet të fryjë mesatare në zonat bregdetare dhe në pjesën jug-lindore të territorit, ndërsa në pjesën tjetër pritet të fryjë e lehtë.
Nesër (e enjte, dt.09) do të fryjë e lehtë në të gjithë Shqipërinë.
JOQ.al