Video
“Na ra si bombë vdekja e Fatjonit”, rrëfehet mes lotësh drejtoresha e gjimnazit
"Na ra si bombë vdekja e Fatjonit", rrëfehet mes lotësh drejtoresha e gjimnazitS. Bardhi
Lajme
Për vdekjen e papritur të 18-vjeçarit Fatjon Feci ka reaguar edhe drejtoresha e gjimnazit ku i ndjeri vazhdonte vitin e tretë.
Mes lotësh Mira Golikja, drejtoresha e gjimnazit “Dilaver Nezha” thotë:
Fatjoni ishte fëmijë i mrekullueshëm. Na ra si bombë lajmi, nuk na besohet ende.”
Në një prononcim për “BalkanWeb” zonja Golikja shprehet me fjalët më të mira për Fatjonin dhe familjen e tij. Ashtu si të gjithë ata që e njihnin edhe ajo nuk gjen arsye për këtë vdekje, ende të paqartë dhe të pabesueshme.
Drejtoresha mohon çdo përfshirje të Fatjonit në ndonjë konflikt apo sherr në shkollë, duke u shprehur:
Fatjoni kishte një familje të mirë, vetë ishte më i rregullti, fëmijë i urtë. Nuk di çfarë të them. Nuk largohej kurrë nga orët e mësimit. Ishte i qetë. S’ka pasur konflikte dhe ne nuk kishim vënë re asgjë të dyshimtë apo të ndryshme në sjelljen e tij.”
Ajo thotë më tej se mësuesi kujdestar dhe mësues të tjerë kanë dhënë dëshminë e tyre për policinë për të qartësuar rrethanat e ngjarjes dhe motivin që çoi në vdekjen e të riut
18-vjeçari Fation Feci në vitin e tretë në gjimnazin e Qukësit dyshohet se u hodh sot nga ura 50 metër e lartë e Bushtricës duke gjetur vdekjen.
Policia ende nuk e ka referuar ngjarjen në Prokurori. Mësohet se hetuesit nuk kanë gjetur shenja dhune në trupin e të riut.
JOQ.al