Video
36 shqiptarë zbarkuan sot në Rinas për t’u riatdhesuar, ja cilat shtete europiane i dëbuan
36 shqiptarë zbarkuan sot në Rinas për t'u riatdhesuar, ja cilat shtete europiane i dëbuanS. Bardhi
Lajme
Pasditen e sotme kanë zbarkuar në aeroportin e Rinasit 36 shtetas shqiptarë, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në shtetet europiane Francë dhe Belgjikë.
Kërkesat për azil të shqiptarëve rriten çdo vit, e po ashtu edhe riatdhesimi i tyre. Një prej shkaqeve që ndodh kjo rritje kërkese janë kushtet socio-ekonomike.
Gjatë këtij momenti në Rinas kanë qenë prezentë përfaqësues të ambasadës franceze dhe oficeri i kontaktit në Shqipëri, ku dy palët asistuan në riatdhesimin e shqiptarëve.
Romina Kuko, zv.Ministre e Brendshme u shpreh:
Riatdhesimi i sotëm i shtetasve azilkërkues në vendet e BE-së, dëshmon edhe një herë angazhimin e Qeverisë Shqiptare dhe Policisë së Shtetit, për të trajtuar të gjitha rastet e riatdhesimit për azil, dhe gjithashtu është edhe një thirrje për qytetarët shqiptarë, të cilët nuk duhet të marrin iniciativa kërkim azili, pasi do të rezultojnë të pasuksesshme.
Policia e Shtetit ka marrë masa shtesë për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, për parandalimin e këtyre rasteve.
Kjo është një thirrje ndaj gjithë shqiptarëve të cilët tentojnë të kërkojnë azil, për t’ju thënë që shanset e tyre janë zero.”
Nga data 1 gusht e këtij viti janë ndaluar për të udhëtuar në zonën Schengen plot 7.315 shtetas shqiptarë, të cilët nuk plotësonin dokumentacionin e nevojshëm dhe shiheshin si potencial për azilkërkues.
JOQ.al