Connect with us

Farsa e Bashkisë Shkodër / Privatizimi i Vllaznisë është tallje me qytetarët

Video

Farsa e Bashkisë Shkodër / Privatizimi i Vllaznisë është tallje me qytetarët

Farsa e Bashkisë Shkodër / Privatizimi i Vllaznisë është tallje me qytetarëtL. Çela

Sport

farsa e Ademit

Prej disa vitesh, tifozët shkodranë vijojnë t’i kërkojnë bashkisë së Shkodrës dhe kryebashkiakes Voltana Ademi që të heqin dorë nga klubi dhe Vllaznia të privatizohet. Kjo, sipas tyre, është e vetmja rrugë që skuadra e parë e futbollit shqiptar të rikthehet edhe një herë te sukseset dhe trofetë, të cilat i mungojnë prej shumë vitesh.

Përballë këtij presioni të tifozëve, specialistëve dhe medies, Ademi së fundmi ka deklaruar se klubi do të privatizohet së shpejti. Madje, ajo ka caktuar muajin janar si një mundësi e mirë që një gjë e tillë të ndodhë. Kaq ka mjaftuar që në medie të dalin emrat e parë të kandidatëve. Madje, këta të fundit janë shprehur vetë se janë të gatshëm ta blejnë Vllazninë.

Ish-presidenti Valter Fushaj qe i pari i cili u vetëshpall si kandidat, ndjekur nga Xhevdet Amulli. Megjithatë, çështja nuk është kaq e thjeshtë. Pavarësisht deklaratave të shumëfishta të kryebashkiakes Ademi, njëherësh presidente, por edhe të kandidatëve për blerjen e klubit, nuk ka shanse që privatizimi të bëhet për një periudhë të shkurtër.

Sipas rregullores, një klub, për t’u futur në procedurat e ankandit apo shitjes, duhet që fillimisht të deklarojë vlerën e tij. Po sa është vlera e klubit të futbollit Vllaznia sot? Askush nuk e di, pasi nuk janë vlerësuar asetet e klubit. Kurrë! Nuk dihet sa kushton logoja e kuqebluve, as vlera e ekipit, as fushat stërvitore në pronësi të tyre, as stadiumi (çështje kohe për të kaluar në pronësi të Vllaznisë dhe bashkisë) dhe as akademia.

Pa e ditur vlerën, si mund të blihet apo shitet ky klub?! Është njësoj si të duam të ndërtojmë një pallat pa themelet dhe katin e parë. Rregullat janë të qarta për të gjithë! Fillimisht vlerësohen asetet, klubi nxirret në ankand dhe pastaj bëhet kërkesa për shitjen e tij. Pra, e gjithë kjo “rrëmujë” bëhet që Ademi t’i shmanget edhe një herë kësaj çështjeje dhe me deklaratat e saj të bëjë një qytet të tërë të ëndërrojë. / K.ZH.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top