Connect with us

U arratis me pranga në duar, 36-vjeçari nga Saranda dorëzohet në polici: Ja ku u fsheha

Video

U arratis me pranga në duar, 36-vjeçari nga Saranda dorëzohet në polici: Ja ku u fsheha

U arratis me pranga në duar, 36-vjeçari nga Saranda dorëzohet në polici: Ja ku u fshehaS. Bardhi

Lajme

Sarande-Ermir-Idrizllari

Para pak ditësh një i ri nga Saranda u arratis nga policia me prangat në duar, por pas tre ditësh i fshehur Ermir Idrizllari ka vendosur të vetëdorëzohej.

Idrizllari bashkë me fqinjin e tij Kosta Pashaj, u arrestuan pasi një qytetar i ka denoncuar se i kishin marrë me dhunë 30 mijë lekë të reja.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në fshatin Vrinë të Konispolit dhe pas denoncimit, policia ndaloi dy të rinjtë.

Ndërkohë, gjatë shoqërimit Idrizllari shfrytëzoi një pakujdesi dhe mungesë vëmendjeje të policisë për t’u arratisur nga mjeti me pranga në duar. Pas rreth tri ditësh në arrati dhe kur në kërkim të pandërprerë të tij ishte vënë Policia e Sarandës, por edhe FNSH-ja, 26- vjeçari u bind që të vetëdorëzohej pas konsultimit me avokatin e tij.

Dorëzimi i tij u bë në prani të prokurorit Ilir Hoxha dhe avokatit të tij, Gjergji Imeraj. I riu mbante në duar ende prangat dhe për këtë arsye efektivëve iu desh vetëm shoqërimi i tij për në ambientet e paraburgimit. Pak para dorëzimit i riu tregoi për gazetën “Panorama” se si mundi të arratisej dhe ku qëndronte i fshehur.

Ermir, keni qenë personi më i kërkuar në Sarandë këto ditë… Çfarë ndodhi konkretisht?

-Ditën e diel, ndërsa po rrija në shtëpi, erdhi policia dhe më arrestuan pa ditur asgjë. Isha vetëm me babanë tim. Pasi më vunë prangat, më futën në makinën e Policisë…

Si arrite të arratiseshe? Sa policë ishin në makinë me ty?

-I kisha të lidhura të dyja duart. Me mua në makinë ishte vetëm një polic. Në një moment, kur ai doli nga makina, arrita t’ia mbathja. Ika nga frika. U largova dhe u fsheha në një stan afër Konispolit. Atje kam qëndruar këto ditë. Sot erdha t’i dorëzohem drejtësisë.

Pse vendose që të dorëzoheshe në Polici pas tri ditësh?

-Duhej patjetër të dorëzohesha. U lidha me avokatin dhe i kërkova të më ndihmonte për t’u dorëzuar. Nuk jam aspak person problematik, siç më paraqet policia.

Si qëndron çështja për të cilën akuzohesh bashkë me Kosta Pashajn?

-Personin që ka bërë denoncimin se i kam marrë 30 mijë lekë me dhunë nuk e njoh fare. Nuk e di se kush është, por unë nuk i kam marrë askujt para me forcë. Kosta Pashaj është fqinji im. Nuk di pse akuzohemi, ne nuk kemi lidhje fare me ngjarjen që thotë policia.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top