Video
Komisioneri i BE-së i shqetësuar: Liria e medias nuk zhvillohet në izolim
Komisioneri i BE-së i shqetësuar: Liria e medias nuk zhvillohet në izolimA. Shehaj
Lajme
Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn ka folur ditën e sotme për lirinë e medias, ndërsa është shprehur se kjo liri nuk mund të zhvillohet në një sektor të izoluar. Hahn përmendi disa nga problematikat e medias.
Sipas tij, idetë duhen zbatuar, jo vetëm krijuar, në mënyrë që të ecet përpara. Për komisionierin, duhet të shohim shumë çështje, si pronësia, çështja e reklamave etj.
Ndër të tjera, Hahn u shpreh se duhen marrë në konsideratë pengesat për raportimin dhe lirinë e gazetarëve.
Ndër të tjera, komisioineri tha:
Duhet të marrim në konsideratë edhe pengesat për raportimin e pavarësisë dhe të lirë, si presionin politik dhe censurën. Ne kemi përshtatur formatin e konferencës për të hedhur sytë nga e ardhmja e medias. Një media e lirë është thelbësore dhe e rëndësishme edhe për të ardhmen e një vendi".
JOQ.al