Video
Nis me pushim seanca parlamentare, demokratja zë foltoren
Nis me pushim seanca parlamentare, demokratja zë foltorenA. Shehaj
Lajme
Ka nisur me një pushim prej 5 minutash seanca e sotme parlamentare, pasi deputetja demokrate Albana Vokshi nuk ka pranuar të largohet nga foltotrja e Kuvendit.
Ka qenë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ai që i ka bërë disa herë thirrje të zejë vendin e saj në sallë dhe të mos pengojë vijimin e seancës, pasi kishte mbaruar koha e diskutimit të saj dhe duhej vazhduar me deputetët e tjerë, sipas rendit të përcaktuar, ndërsa kjo e fundit ka refuzuar.
Ruçi tha:
Ndërpresim me 5 minuta seancën deri sa deputetja Vokshi të ndërgjegjësohet. Ka dy minuta që ka bllokuar foltoren e Kuvendit".
JOQ.al