Video
I vuri flakën vetes në mes të Tiranës, zbardhet arsyeja e trishtë e aktit të 35-vjeçarit
I vuri flakën vetes në mes të Tiranës, zbardhet arsyeja e trishtë e aktit të 35-vjeçaritS. Bardhi
Lajme
Saimir Zalli.
Mëngjesin e sotëm në Tiranë është shënuar një ngjarje e rëndë, ku një qytetar 35 vjeç ka tentuar të djegë veten me benzinë para godinës së Kuvendit.
Ai është identifikuar si Saimir Zalli nga Lezha, i cili vetëm para 3 muajsh kishte tentuar të hidhej nga një vinç.
Deri më tani është raportuar që Saimir Zalli kishte probleme me ish-gruan e tij që nuk e linte të takonte fëmijët dhe kjo e ka shtyrë që të merrte këtë akt vetëflijimi.
Ndërsa, vëllai i Zallit është shprehur për News24:
Nuk dija asgjë. U befasova kur e pashë Saimirin në televizor teksa tentonte t’i jepte fund jetës. Familjarët e ish gruas nuk e lejojnë të takojë fëmijët. Gjykata i ka dhënë të drejtë Saimirit të takojë fëmijët, por kjo e drejtë nuk nuk zbatohet”
35-vjeçari është ndaluar nga forcat policore të cilat e kanë dërguar me ambulancë në spital për mjekimet e nevojshme.
JOQ.al