Video
“Mami ka ikur në Shqipëri”, gënjeshtra e Dritanit për të birin pasi vrau të shoqen
"Mami ka ikur në Shqipëri", gënjeshtra e Dritanit për të birin pasi vrau të shoqenA. Shehaj
Lajme
Mediat italiane, referuar autoriteteve dhe personave zyrtarë, në lidhje me vrasjen e Migena Kellezit bëjnë me dije se nuk kemi të bëjmë me rastin e dhunës nga një bashkëshort xheloz. Sipas tyre, çifti ishte në prag të ndarjes konsensuale, ndërsa ditën e djeshme ndodhi diçka që nuk pritej nga askush.
Avokati mbrojtës i Dritan Sulollarit tha se pavarësisht situatës së rëndë psikologjike dhe ndërhyrjes kirurgjikale në një prej tendinave të dorës, klienti i tij ka mundur të japë dëshminë në lidhje me atë që ka ndodhur.
Ai bën me dije se nuk kemi të bëjmë me një krim për motive xhelozie për shkak të tradhtisë nga e shoqja, siç u tha në disa media. Pas ngjarjes së rëndë, Dritani është munduar të mbajë larg të birin dhe të mos i tregojë se e ëma kishte vdekur.
Pasi e ka takuar, i ka thënë se duhej të shkonte të mjekohej në spital për shkak të plagëve që kishte marrë në duar dhe se e ëma ishte larguar për disa ditë. Dritani i ka thënë të birit se mamaja kishte shkuar në Shqipëri, tek prindërit e saj.
Siç ka thënë më tej, sherri ka plasur papritur ndërsa burri nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë debatin që kanë bërë dhe motivet që e çuan drejt krimit.
Avokati është shprehur:
Nuk ka pasur keqtrajtime ndaj Migenës më parë. Klienti im ishte duke kaluar një periudhë delikate. Kishte humbur punën prej muajsh. Martesa e tij po merrte fund dhe kishte rënë në depresion. Ai as vet nuk mund të thotë tani me siguri se çfarë ndodhi mes tyre. Nuk di të shpjegojë as se si e ka plagosur veten në dorë. Gjithçka ka ndodhur brenda shumë pak minutash, aq sa as fëmija nuk është zgjuar nga gjumi apo fqinjët nuk i kanë dëgjuar të ulërasin. Tani është shumë i shqetësuar për atë që i ka bërë të shoqes si dhe për fatin e të birit, i cili do të ngelë jetim."
Përshtati: JOQ.al
JOQ.al