Connect with us

Berisha: Rama po favorizon serbët, është në muaj mjalti me Vuçiç

Video

Berisha: Rama po favorizon serbët, është në muaj mjalti me Vuçiç

Berisha: Rama po favorizon serbët, është në muaj mjalti me VuçiçA. Shehaj

Lajme

Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se po bashkëpunon me serbët për shkatërrimin e trojeve shqiptare të Preshëvës, Bujanovcit dhe Medvegjës.

duke u shprehur se Rama e Vuçiç janë në "muaj mjalti", ish-kryedemokrati bëri me dije se me miratimin e Ramës "vasalët" e Vuçiçit janë vendosur në krye të Preshevës dhe gjatë një mbledhje të vetme kanë marrë mbi 50 vendime kundër shqiptarëve.

Më konkretisht, Berisha u shpreh:

Në këtë periudhë mjalti mes këtyre dy zyrtarëve të lartë të vendeve respektive, Edvin Vuçiç ka marrë masat antishqiptare më të rënda. Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të para shqiptare me refugjatë nga territore të tjera të Ballkanit dhe jo vetëm. Në dhunim të ligjeve, Kushtetutës dhe të gjitha konventave ndërkombëtare, regjimi i Vuçiç ka zëvendësuar zyrtarët vendorë legjitimë të Preshevës me vasalët e tij, të cilët kanë marrë mbi 50 e ca vendime në një mbledhje të vetme. Janë vendime të diktuara nga Beogradi dhe të miratuara nga Rama".

Berisha nuk harroi të përmendte edhe rastin e Kumanovës, ku shqiptarët u dënuan me 746 vite burg në total. Ai tha se faji për këto dënime të ashpra është i albanofobëve dhe se i gjithi ishte një proces i stisut nga Beogradi e me shumë mundësi, edhe nga rusët.

Lideri historik i të djathtëve deklaroi:

U dënuan shqiptarët e Kumanovës gjatë një procesi të stisur nga Beogradi, Shkupi dhe me siguri edhe forcat ruse. Pas ngjarjeve të Kumanovës është kërkuar hetim ndërkombëtar dhe ndëshkimin me forcën më të madhe të ligjit të të gjithë atyre albanofobëve që shkaktuan kaq shumë jetë të marra. Qeveria jonë ka zero interes kombëtar, jo zero probleme me fqinjët".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top