Video
Vajzat shqiptare mësyjnë drejt Dubait, çdo vit 7000 të rinj aplikojnë për në Lindjen e Mesme
Vajzat shqiptare mësyjnë drejt Dubait, çdo vit 7000 të rinj aplikojnë për në Lindjen e MesmeS. Bardhi
Lajme
Prej dekadash të tëra Amerika ka qenë “toka e premtuar” për emigrantë nga e mbarë bota dhe padyshim edhe për shqiptarët, por a e mban ende këtë stafetë?
Zhvillimi i Lindjes së Mesme ma hapa galopantë ka hapur gjithashtu shumë mundësi punësimi për të reja dhe të rinj ambiciozë, me punë të mirëpaguara dhe kryesisht me kushte komode.
Sipas drejtuesve të agjencive ndërmjetësuese mes Shqipërisë dhe kompanive të huaja numri i aplikantëve është gjithnjë në rritje, dhe jo në të njëjtin proporcion me vendet që kërkohen.
Sektorët kryesorë që ofrojnë punësim janë turizmi, linjat ajrore dhe ndërtimi. Janë kërkesat për femra ato që dominojnë.
Zakonisht kontratat e punësimit janë dy vjeçare dhe pa shkëputje, çka bën që shpesh kompanitë t’ua marrin peng pasaportat të punësuarve si një kusht për zbatimin e marrëveshjes.
Epo, me sa duket edhe për shumë kohë Lindja e Mesme dhe kryesisht Dubai do jenë kryeqendra e punësimit dhe turizmit sepse është ende në proces ndërtimi.
JOQ.al