Video
“Do martohem me Elin Farën”, telefonata nga SHBA që alarmoi Byronë dhe ndërhyrja e Vera Grabockës
"Do martohem me Elin Farën", telefonata nga SHBA që alarmoi Byronë dhe ndërhyrja e Vera GrabockësA. Shehaj
Thashetheme
Gazetari Dashnor Kaloçi ka publikuar sot një dossier mbi një korrespondencë “sekrete” në vitin 1989, ku Byroja Politike u ngrit në alarm pas një telefonate që erdhi nga SHBA-ja. Personi që telefonoi kishte një kërkesë të veçante, ndërsa pohonte se: “Do martohem me Eli Farën”.
Në atë kohë e gjithë byroja politike është shqetësuar ndaj një fakti të tillë, e madje, Jorgo Melica, Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Miqësore dhe Kulturore me Jashtë, Jorgo Melica, ka bërë një bisedë telefonike me vetë shqiptarin që jetonte në Amerikë, Agim Z.
Siç shkruan më tek Kaloçi, në dosierin e tij publikuar në "GSH", Agim Z. në bisedën telefonike, e ka trajtuar Jorgo Melicën, as më pak dhe as më shumë, por si një vartës të bindur të tij… Jo vetëm kaq, por aty duket se Melica nuk ka pasur guximin ta kundërshtojë atë për asnjë gjë nga ato që ai i ka kërkuar, madje të zbatojë urdhrat e tij për të takuar ata persona që ai (Agim Z…) i ka sugjeruar dhe në fund të bisedës telefonike me shumë mirësjellje, apo më saktë me shumë frikë, i ka uruar dhe punë të mbarë bashkëbiseduesit që fliste nga SHBA-ja?!
Sjellja përulëse e kreut të Komitetit të Kulturës ndaj “shqiptarit nga SHBA”, vinte pasi Melica e njihte shumë mirë potencën apo statusin që kishte Agim Z…, te “shokët e udhëheqjes” në Tiranë, pasi vetë ai (Jorgo) në vitin 1986, me anë të një raporti zyrtar, ka njoftuar eprorët e tij në udhëheqjen më të lartë lidhur me Agim Z… dhe gjithë aktivitetin dhe “punët” që ai kryente në SHBA, nëpër botë dhe në Shqipëri kur vinte për vizita pune… lart.
Nuk dihet me saktësi nëse Agim Z… ka pasur vërtet takime dhe biseda me këngëtaren e famshme Eli Fara, apo ato që përmenden në raport-informacionin e Melicës kanë qenë thjesht dëshira apo fantazira të tij…?!
Por, sa më sipër, nuk do të kishte dhe përbënte asgjë të keqe fakti, nëse ai ishte takuar vërtet dhe njihej me këngëtaren simpatike korçare, apo dhe të kishin bërë plane së bashku, ashtu siç thuhet në raportin “Tepër sekret”, për një takim të tyre, kur ajo do të ndodhej në Greqi me Ansamblin “Korça”, ku Eli kishte filluar karrierën e saj si këngëtare.
Gjithnjë sipas dokumenteve në fjalë, ndryshe nga dashamirësia e regjisores së famshme Vera Grabocka, e cila i paska sugjeruar Agim Z… që: “…nuk duhet që ta bisedojë me Komitetin ose shoqëruesin, por problemin e martesës me Eli Farën, t’ia ngrejë shokut Spiro Dede, i cili ka influencë tek udhëheqja dhe mund ta ndihmojë që të bëhet kjo martesë me Agimin”.
Jorgo Melica, sipas orientimeve, porosive apo urdhrave që ka marrë nga “shokët e udhëheqjes”, nuk kanë tentuar ta thërrasin Eli Farën dhe ta këshillonin atë, (që të hiqte dorë nga ajo lidhje, apo të njoftonte e të merrte leje në organet kompetente përkatëse), por ata kanë njoftuar Ministrinë e Brendshme për ndjekjen e saj?!
Po kështu sa më sipër, “shokët e udhëheqjes”, nuk kanë tentuar dhe nuk kanë guxuar që për këtë problem, të këshillonin, as Agim Z…, duke i thënë se problemi i martesës me këngëtaren Eli Fara, duhej të zgjidhej jo në rrugë miqësore, por në rrugë ligjore si gjithë shtetasit e tjerë shqiptarë.
Por ata kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër, atë të survejimit dhe ndjekjen nga Sigurimi i Shtetit për këngëtaren e njohur, ashtu siç ndodhte rëndom në atë kohë për të gjithë shkrimtarët e artistët dhe jo vetëm. Ashtu si dhe në pjesën më të madhe të dokumenteve të këtij libri, edhe këto publikohen të plota, por duke mos zbuluar identitetin e plotë të personazhit kryesor për të cilin bëhet fjalë në këtë kapitull.
JOQ.al