Connect with us

“Nuk keni parë asgjë akoma, ndërkombëtarët kanë fakte nga hetimi pasuror i qeveritarëve”

Video

“Nuk keni parë asgjë akoma, ndërkombëtarët kanë fakte nga hetimi pasuror i qeveritarëve”

"Nuk keni parë asgjë akoma, ndërkombëtarët kanë fakte nga hetimi pasuror i qeveritarëve"G. Hasani

Lajme

Me anë të një postimi në faqen e tij Facebook, avokati Spartak Ngjela ka shkruajtur për hetimin pasuror nga SHBA-ja dhe BE-ja për qeveritarët shqiptarë.

Ngjela shkruan se :

Ka filluar hetimi intensiv i pasurive dhe fakteve që janë mbledhur nga aferat korruptive të mbi 30 qeveritarëve të rëndësishëm në dhjetë vjetët e fundit".

Ndërsa nuk ka lënë pa përmendur kryeministrin Edi Rama dhe "brekushet" që ai ka zgjedhur për t`i veshur. Avokati paralajmëron se ende nuk kanë dalë të gjitha pasi të tjera gjëra kanë për të ndodhur.

Postimi i Ngjelës:

Erdhën hetuesit ndërkombëtarë. Shihni si janë trembur krerët vjedhës të Shqipërisë. Ka filluar hetimi intensiv i pasurive dhe fakteve që janë mbledhur nga aferat korruptive të mbi 30 qeveritarëve të rëndësishëm në dhjetë vjetët e fundit. Po flasin përçart qeveritarët e korrupruar; kanë nxjerrë përkrahësit injorantë t’i kundërvihen ambasadorit amerikan; kurse kryeministri aktual kërkon të zbojë frikën nga vetja me brekushe otomane. Prisni se do të shihni edhe budallallëqe të tjera . Nuk do të shpëtojë asnjë nga ata që është i korruptuar. Ambasadori i SHBA-së dhe BE-së duhet të vijojnë më ekspozimin e fakteve kundër korrupsionit dhe krimit në Shqipërinë e sotme.

l. Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend i vjedhur nga krerët dhe një vend i shitur te fqinjët po prej tyre; por dhe një vend i shpëtuar nga rasti. Të katër shtetet që kemi përreth janë ngritur mbi territore shqiptare dhe mbi genocidin për shfarosjen e shqiptarëve. Këtu ka filluar historikisht vjedhja e shqiptarëve nga krerët e tyre dhe shitja e interesit kombëtar nga këta krerë. Nuk bënë përjashtim as krerët që erdhën pas rrëzimit të komunizmit. Ishte madje ambasadorja e BE, Vllahutin, që iu tha shqiptarëve dje se “këtu po shitet atdheu për të shpëtuar shtëpitë; dhe jo shtëpitë për të shpëtuar atdheun”. Por koha e solli që këta të shtëpive të jenë të fundit; sigurisht që do të jenë dhe më të diskredituarit. Procesi i tyre në paraqitjen e të vërtetës do të krijojë pa dyshim qëndrën ku do të mbështetet moraliteti për qeverisjet e ardhëshme. Një qeverisje e pamoralshme, nëse diskredotohet më fakte, krijon historinë e re të moralitetit qeverisës.

ll. Ky është momentumi parësor historik i kësaj kohe: USA dhe BE kanë marrë në dorë eliminimin e korrupsionit shtetëror dhe krimit të organizuar. Pse pikërisht këta? Historia e solli që Perëndimi dhe sidomos politika amerikane ta mbështesnin interesin e tyre te shqiptarët. Përveç Amerikës dhe Gjermanisë, në këtë histori mbi njëqind vjeçare, të gjithë të tjerët kanë qënë kundër shqiptarëve. Tani janë të gjithë pro, dhe me shqiptarët, përveç Rusisë dhe krerëve shqiptarë që drejtojnë dhe vjedhin shqiptarët. Këta kanë qënë dhe po mbeten të turpshëm. Po të gjithë do të hetohen e do të dorëzojnë pa përjashtim gjënë e vjedhur. Koha historike e të drejtave të shqiptarëve të bashkuar ka ardhur.

Albanian Prime Minister Edi Rama and his Serbian counterpart give a press conference after their meeting in Belgrade on November 10, 2014. Rama arrived on November 10 as the first Albanian prime minister visiting Serbia in 68 years, amid tensions risen over recent football incidents showing the fragility of region's stability.  AFP PHOTO / ANDREJ ISAKOVIC        (Photo credit should read ANDREJ ISAKOVIC/AFP/Getty Images)

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top