Video
Rama emëron drejtor ish-mikun e LSI-së, akuzohet për vdekjen e dy fëmijëve
Rama emëron drejtor ish-mikun e LSI-së, akuzohet për vdekjen e dy fëmijëveA. Shehaj
Lajme
Krislen Keri është drejtori i ri i përgjithshëm i Aviacionit Civil, i cili është emëruar sëfundmi nga kryeministri Edi Rama. Për herë të fundit, Keri ka punuar në kabinetin qeveritar pranë ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto.
Sot aludohet se konkursi që është realizuar, nga i cili më pas Keri u emëruar drejtor i Avicionit Civil, është tërësisht fiktiv.
Mirëpo, kush është Krislen Keri dhe për çfarë është bërë ai i njohur në media? Normalisht, jo për punën e tij si kreu i kabinetit të ish-ministrit Haxhinasto, por pas disa ngjarjeve të pakëndshme të ndodhur në vitin 2016.
Në muajin maj të 2016, dy fëmijë të moshave 3 dhe 5 vjeç u përplasën me makinë dhe humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Kavajë-Rrogozhinë.
Një mjet u përplas në mënyrë tragjike me trafikndarësen, e cila ishte ndërprerë në vendhyrjen e një karburanti. Në atë kohë mediat raportuan se kjo pikë ishte me emrin e shoqërisë PIENVIS me pronarë Pilo Kërin, ish-deputet socialist dhe më pas mbështetës i LSI-së, shkruan CityNeës.
Trafikndarësja ishte hequr, u tha në atë kohë pas ndikimit të djalit të Pilos, Krislenit i cili ishte edhe shefi i kabinetit të Haxhinastos, por edhe ky pozicion kishte debate në atë kohë pasi mediat raportonin se ai mbante dy detyra, atë të shefit të projekteve dhe të shefit të kabinetit.
Detyrën e fundit Krislen Keri e mbajti për tre vite gjatë kohës kur ministria drejtohej nga Edmond Haxhinasto.
Mediat thanë se ka qenë ndërhyrja e Krislenit te Autoriteti Rrugor që ka bërë të mundur heqjen e trafikndarëses në një segment për të mundësuar hyrjen e automjeteve në një karburant të babait të tij. Heqja e kësaj trafikndarëses rezultoi fatale, ku për pasojë humbën jetën dy fëmijë.
JOQ.al