Video
Basha: Rama, kancer në trupin tonë
Basha: Rama, kancer në trupin tonëA. Shehaj
Lajme
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur ditën e sotme në foltoren e Kuvendit, kërkoi me ngulm largimin e Ramës.
Ai tha se Rama kanabizoi vendin dhe bashkëpunoi me krimin, ndërsa e cilësoi atë edhe si kancerin e shoqërisë shqiptare.
Sipas Bashës, pushteti i Ramës do të bier kur opozita dhe gjithë shqiptarët të bashkohen e të ngrihen kundër tij.
Ndër të tjera, kreu i opozitës tha nga foltorja e Kuvendit:
Edi Rama është vetë simptoma e një kanceri në trupin e shoqërisë tonë. E vetmja arsye pse Rama është ende në pushtet, është se ne nuk kemi reaguar. Kur ne të bëhemi të gjithë bashkë, atëherë pushteti i Ramës merr fund. Kjo ditë do të vijë shumë shpejt!"
JOQ.al