Video
Me hekur në dorë, gati për t’i hapur kokën/ Sherr i madh në Vlorë
Me hekur në dorë, gati për t’i hapur kokën/ Sherr i madh në VlorëM. Gjini
Vec-e-jona
Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.
Kalimtarët e rastit kanë parë më tmerr e habi një sherr në mes të rrugës, pranë zonës së njohur si “Albano dhe Romina”. Dy meshkuj po ziheshin keq me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre kishte një hekur të madh në dorë duke u përpjekur “t’i hapte kokën” kundërshtarit.
Video në vijim është disi e shkurtër por dallohet mjaft qartë agresioni dhe tërbimi i personave të përfshirë. Gjithashtu në video dallohet edhe një person i cili përpiqet t’i ndajë.
Qytetarët që filmuan skenën shprehen se u larguan të tmerruar nga ajo që panë dhe nuk e kanë idenë se çfarë ndodhi më tej dhe se si u mbyll sherri.
JOQ.al